Presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum, ka deklaruar të mërkurën se vendi i saj mund të kërkojë për partnerë të tjerë tregtarë nëse “është e nevojshme”, pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të vendosur tarifa prej 25 për qind ndaj importeve meksikane, transmeton CNN.
“Mund të ju them që ky është një moment vendimtar për Meksikën. Nuk do të ketë gjunjëzim nga ana jonë”, ka thënë Sheinbaum për mediat meksikane.
Ajo kishte njoftuar të martën se Meksika do t’u kundërpërgjigjet tarifave prej 25% të vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke aplikuar tarifa të njëllojta në produktet të cilat importohen nga SHBA-ja.
Sheinbaum planifikon të zhvillojë edhe një bisedë telefonike të mërkurën me presidentin amerikan, Donald Trump, për të sqaruar më tutje situatën.
Tarifat e përgjithshme të presidentit amerikan ndaj Meksikës dhe Kanadasë kanë hyrë në fuqi të martën, duke u konsideruar si një veprim i jashtëzakonshëm për partnerët kryesorë tregtarë të Amerikës.
-
Meksika paralajmëron tarifa ndaj produkteve të SHBA-së
-
Presidentja e Meksikës e paralajmëron Trumpin për hakmarrje me tarifat
-
Trumpi pezullon edhe për 90 ditë vendimin për të vendosur tarifa të larta ndaj Meksikës
-
BE-ja dhe Meksika të zhgënjyera me tarifat e reja të SHBA-së
-
Meksika paralajmëron masa të reja si kundërpërgjigje ndaj tarifave të Trumpit