Presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum, ka deklaruar të mërkurën se Meksika do të njoftojë për masa të reja ekonomike si kundërpërgjigje ndaj tarifave të larta mbi çelikun dhe aluminin që ka vendosur presidenti amerikan, Donald Trump, ka raportuar BBC.
Sipas saj, këto masa të paralajmëruara do të hyjnë në fuqi nëse nuk arrihet një marrëveshje tregtare
Ndër të tjera, Sheinbaum ka theksuar se tarifat janë “të padrejta”.
Masat pritet të bëhen publike javën e ardhshme, sipas raportimit të agjencisë së lajmeve Reuters.
Trumpi ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që dyfishon tarifat për importet e çelikut dhe aluminit nga 25 për qind në 50 për qind.
SHBA-ja është importuesi më i madh i çelikut në botë, pas Bashkimit Evropian, duke marrë pjesën më të madhe të metalit nga Kanadaja, Brazili, Meksika dhe Koreja e Jugut.
Rreth një e katërta e çelikut të përdorur në SHBA importohet, ndërsa varësia e vendit ndaj çelikut meksikan dhe kanadez e ka shtyrë administratën e presidentit amerikan që të zbatojë politika të reja tregtare.
-
Trumpi pezullon edhe për 90 ditë vendimin për të vendosur tarifa të larta ndaj Meksikës
-
BE-ja dhe Meksika të zhgënjyera me tarifat e reja të SHBA-së
-
Trumpi vendos tarifë 30% ndaj mallrave nga Bashkimi Evropian dhe Meksika
-
Hyjnë në fuqi tarifat e Trumpit prej 50% ndaj çelikut dhe aluminit
-
Trump: SHBA-ja do t’i dyfishojë tarifat për importet e çelikut dhe aluminit