Shkollat në Mexico City kanë pezulluar mësimin, teksa punonjësve të qeverisë u është thënë të punojnë nga shtëpia përpara ndeshjes hapëse të Kupës së Botës ndërmjet Meksikës dhe Afrikës së Jugut.
Ndeshja hapëse zhvillohet të enjten nga ora 21:00.
Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, ka lëshuar një dekret për të lehtësuar trafikun përreth kryeqytetit, shkruan “ESPN”.
Të gjitha shkollat, publike dhe private, në të gjitha nivelet do të mbyllen të enjten.
“Ky dekret është në mënyrë që ceremonia e hapjes të zhvillohet pa trafik apo probleme në ditën e Kupës së Botës”, tha presidentja Sheinbaum.
Edhe
Shkurtimi i vitit shkollor për shkak të Botërorit bëhet temë në Meksikë
Zyrtarët qeveritarë shtuan se ky dekret synon të përmirësojë sigurinë rrugore dhe qasjen për banorët e qytetit dhe gjithashtu për turistët që do ta vizitojnë gjatë Kupës së Botës.
Masat janë në fuqi vetëm për ditën e hapjes së turneut, kur Meksika pret Afrikën e Jugut në stadiumin “Azteca”.