Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vdes në moshën 70 vjeçare “zëri i konzervatorizmit amerikan” Rush Limbaugh

Personaliteti i famshëm amerikan i radios, Rush Limbaugh ka vdekur në moshën 70 vjeçare.

Vdekjen e tij e ka bërë të ditur bashkëshortja Kathryn Adams, pikërisht gjatë kohës sa po transmetohej emisioni i tij sot. Ai po vuante nga kanceri i mushkërive, shkruan AP.

Limbaugh e ka ngritur figurën e tij në lëvizjet konservative amerikane përgjatë viteve. Tre presidentë amerikanë kanë marrë pjesë në emisionin e tij ndërkohë që kishte fituar edhe Medaljen Presidenciale të Lirisë në vitin 2020.

Ai ishte i njohur si një personazh kontrovers dhe ndikues, duke shprehur pikëpamje raciste, seksiste dhe homofobe gjatë gjithë karrierës së tij.

Limbaugh ishte po ashtu një prej zërave më mbështetës të ish-presidentit Donald Trump i cili edhe e kishte dekoruar atë me çmimin më të lartë në SHBA.