Larry King, prezantuesi i njohur televiziv, që kishte qenë fytyrë televizive për shumë dekada, ka vdekur të shtunën në moshën 87-vjeçare.
Vdekja e tij u njoftua përmes postimit në llogarinë e tij në Twitterit. Ai ka vdekur në një spital në Los Angeles.
Larry ishte prezantues televiziv për më shumë se 60 vjet.
“Për 63 vjet nëpër platformat mediatike, radio, televizion e mediat digjitale, mijëra intervistat e tij me figura të shquara botërore do të shërbejnë si testament i talentit të tij unik dhe të pavdekshëm si prezantues”, thuhet në njoftimin për vdekjen e tij.
Më herët gjatë muajit, ishte raportuar se King ishte hospitalizuar me COVID-19 dhe ishte pranuar në njësinë e kujdesit intensiv.
Në kulmin e karrierës së tij, Larry King kishte emisionin “Larry King Live” në CNN ku ishte prezantues për 25 vjet, duke marrë rreth 1.5 milionë shikime çdo natë.
-
Zbulohet shkaku i vdekjes së aktorit Sam Neill
-
Vdiq në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it, Ted Turner
-
Familja e Chuck Norris reagon për videot me AI: Përmbajnë informata të pasakta
-
Vdiq Jesse Jackson, krahu i djathtë i Martin Luther Kingut
-
Vdiq ylli i serialit “Dawson’s Creek”, James Van Der Beek