Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vdiq ikona televizive, Jerry Springer

Ka vdekur Jerry Springer, një nga figurat më me ndikim dhe kontroverse në histori të televizioneve në Amerikë, raporton TMZ të enjten.

Ai ka udhëhequr emisionin e njohur amerikan “The Jerry Springer Show” për 27 vjet.

Një anëtar i familjes ka konfirmuar se Jerry muaj më parë ishte diagnostikuar me kancer dhe gjendja në vazhdimësi i ishte rënduar. Springer vdiq në moshën 79-vjeçare të enjten, në shtëpinë e tij në Chicago.

Para se të bënte emër në televizion, Springer ishte politikan që dështoi të në garën për kongresin amerikan më 1970. Më 1977 u zgjodh kryebashkiak i Cincinnatit dhe shërbeu për një vit.

Emër me famë në gjithë botën, Springer u bë më 1991 kur debutoi në televizion.

Ai ka bërë karrierë edhe si aktor duke u paraqitur si presidenti i Shteteve të Bashkuara në filmin “The Defender” të vitit 2004. Ka pasur rol edhe në “Ringmaster”, ndërsa dy sezone ka udhëhequr edhe “America’s Got Talent”.