Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ushtria izraelite thotë se lideri i Hamasit, Yahya Sinwar mund të jetë vrarë

Yahya Sinwar

Foto: Associated Press

Ushtria izraelite po heton nëse lideri i Hamasit, Yahya Sinwar është vrarë në një sulm gjatë operacioneve në Rripin e Gazës.

“Gjatë operacioneve të IDF-së në Rripin e Gazës, tre terroristë u eliminuan. IDF dhe ISA po hetojnë mundësinë që një nga ata të jetë Yahya Sinwar. Në këtë fazë, identiteti i terroristëve nuk mund të konfirmohet”, thuhet në një deklaratë të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sinwar është figura më domethënëse e Hamasit që është ende e lirë, dhe Izraeli e konsideron atë si orkestruesin kryesor të sulmeve vdekjeprurëse të 7 tetorit, që shkaktuan pushtimin tokësor të Izraelit në Gaza, raporton CNN.

Ai nuk është parë në publik që nga sulmet e Hamasit dhe mendohet se është fshehur në rrjetin e gjerë të tuneleve nën Gaza.

LEXO EDHE: