Të paktën nëntë palestinezë kanë vdekur ndërsa 54 të tjerë janë plagosur si rezultat i të shtënave të ushtrisë izraelite ndaj popullatës civile që ishte mbledhur pranë një autokolone humanitare përgjatë rrugës Salah al-Din në Gazën qendrore, kanë bërë të ditur zyrtarët shëndetësorë atje.
Zëdhënësi i Spitalit Al-Awda ka bërë të ditur se trupat e viktimave u sollën pasi që ushtarët izraelitë kishin hapur zjarr ndaj turmave që po prisnin për ndihmat.
Burimet lokale kanë njoftuar se incidenti ka ndodhur në afërsi të korridorit Netzarim, dhe se shumë njerëz ishin mbledhur aty më herët gjatë ditës në pritje të pakove ushqimore, raporton BBC.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) janë kontaktuar nga ekipi i BBC-së për të komentuar rreth rastit.
E në Ministrinë e Shëndetësisë së Gazës, që kontrollohet nga Hamasi, kanë lajmëruar të dielën se gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e kequshqyerjes në 24 orët e fundit.
Kjo e dërgon totalin e të vdekurve prej kequshqyerjes në 133, prej tyre 87 fëmijë, që nga fillimi i luftës në tetorin e vitit 2023.
Gjatë ditës sotme, Izraeli ka thënë se është pajtuar të ketë “pauza humanitare” nëpër pjesë të ndryshme të Gazas në një orar të caktuar çdo ditë.