Botë

Uragani Hilary mund të shkaktojë vërshime vdekjeprurëse, paralajmërojnë ekspertët

Uragani Hilary ka goditur gadishullin Baja California në Meksikë në orët e hershme të së dielës, si uragan më i dobësuar i kategorisë 1, por prapë i rrezikshëm që “mund të sjellë vërshime katastrofale e vdekjeprurëse”, raporton agjencia AP.

Nga Shërbimi Nacional Meteorologjik është paralajmëruar për pasoja që mund të sjellë uragani. Sipas këtij shërbimi në orët e hershme të së dielës temperaturat maksimale të qëndrueshme të erës kanë arritur deri në 136 kilometra në orë, që është shpejtësi më e vogël nga 145 kilometra në orë sa ishte më parë. Stuhia po vazhdon në drejtim të meksikës dhe Kalifornisë, ndërsa këto dy zona pritet të jenë më të prekura.

Gjendet rreth 145 kilometra në jug të Punta Eugenia në Meksikë, e 720 kilometra nga San Diego në Kaliforni.

Një person ka humbur jetën të shtunën në qytetin meksikan Santa Rosalia. Katër persona tjerë arritën të shpëtohen nga forcat e shpëtimit.

Meteorologët parashikojnë që stuhia të futet në histori si stuhia e parë tropikale që goditi Kaliforninë Jugore në 84 vjetët e fundit.