Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbi 800 mijë persona mbesin pa rrymë në Kaliforni si pasojë e kushteve ekstreme atmosferike

Kushtet ekstreme atmosferike e kanë goditur rëndë Kaliforninë. Fenomeni i njohur si “lumë atmosferik”, ka prekur Kaliforninë të dielën, ndërsa ka rreziqe për përmbytje fatale e po ashtu rrëshqitje të dheut.

Pa energji elektrike kanë mbetur rreth 800 mijë persona, raporton “CNN”.

Një rrezik i rrallë i nivelit 4/4 i reshjeve të tepërta të shiut do ta përfshijë Los Angelesin. Qendra e parashikimit të motit paralajmëroi "përmbytje kërcënuese për jetën dhe përmbytje urbane".

“Ka indikacione se stuhia mund të jetë po aq e fortë sa stuhia tropikale ‘Hilary’ e gushtit të kaluar”, ka thënë kryebashkiakja e Los Angelesit Karen Bass, gjatë një konference shtypi të premten, ku inkurajoi banorët të marrin "masa paraprake".

Janë lëshuar urdhra të detyrueshme për evakuim për komunitetet në Santa Barbara, San José, Los Angeles dhe Ventura County.

Stuhia pritet gjithashtu të sjellë reshje të konsiderueshme të borës në Kaliforninë lindore dhe përgjatë kufirit të Nevadës.

Edhe Stuhia në Kaliforni sjell përmbytje dhe lë mijëra persona pa energji elektrike Botë Stuhia në Kaliforni sjell përmbytje dhe lë mijëra persona pa energji elektrike

Më shumë se 800 mijë njerëz janë pa energji elektrike në Kaliforni, ku ndërprerjet po rriten me shpejtësi, veçanërisht përgjatë bregdetit prej nga lëviz shiu dhe erërat e forta.

“Një personel prej 8,500 vetash, duke përfshirë ekipet e shpëtimit dhe po ashtu helikopterët, janë vendosur në mbarë vendin për t'iu përgjigjur çdo thirrjeje të mundshme për ndihmë”, ka thënë Nancy Wardi, drejtoreshë e Zyrës së Shërbimeve të Emergjencave të Guvernatorit të Kalifornisë.

Paralajmërimet për erën e fortë janë lëshuar pothuajse në të gjithë shtetin e Kalifornisë nga qyteti Redding deri në San Diego duke prekur afro 30 milionë njerëz.