United Airlines vendosi t’i ulte përkohësisht gjitha fluturimet shkaku i një problemi teknik, ka njoftuar Administrata Federale e Aviacionit, raporton BBC.
Në deklaratë, kompania ajrore ka thënë se gjitha nisjet u ndaluan për shkak të një “problemi në sistem”.
Fluturimet që ishin nisur, kanë shkuar në drejtim të destinacioneve siç është paraparë.
United Airlines ka thënë se do të jepen më tepër detaje më vonë të martën.
Në të dhënat nga “FlightAware” thuhet se shtatë fluturime të United Airlines janë anuluar. 211 fluturime tjera janë shtyrë.
Artikuj të ngjashëm