Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përballur me një ndërprerje të madhe të aviacionit të mërkurën pasi Administrata Federale e Aviacionit (FAA) urdhëroi ndalimin e të gjithë fluturimeve të brendshme pasi sistemi që u siguron pilotëve njoftimet e sigurisë para fluturimit doli jashtë linje, shkruan CNN.
FAA ka thënë në një deklaratë se kishte urdhëruar linjat ajrore të ndalonin të gjitha nisjet e brendshme deri në orën 9 të mëngjesit me orën lindore, ndërsa po përpiqeshin të rikthenin në linjë sistemin NOTAMS - ose Notice to Air Missions.
Shoqata që përfaqëson linjat ajrore amerikane, Airlines for America, thotë se ndërprerja “po shkakton vonesa të konsiderueshme operacionale”.
FlightAware, i cili gjurmon vonesat dhe anulimet, tregoi 1200 fluturime për, nga dhe brenda Shteteve të Bashkuara si të vonuara, por vetëm 93 fluturime janë anuluar deri më tani.