E përditësuar (15:41) - Kompania “American Airlines” ka bërë të ditur se është duke rikthyer fluturimet pasi të gjitha shërbimet u ndaluan në fillim të natës së Krishtlindjes, një nga ditët më të ngarkuara të udhëtimit gjatë vitit.
Linja ajrore ka fajësuar për problemin një "çështje të teknologjisë” por thotë se "çështja është zgjidhur".
Autoriteti Federal i Aviacionit njoftoi një ndalim mbarëkombëtar për fluturimet AA, i cili u hoq pas një ore.
Shumë fluturime të AA-së të planifikuar për këtë mëngjes janë vonuar nga një deri në dy orë.
Kompania amerikane ndërpret të gjitha fluturimet
Në prag të Krishtlindjes, kompania amerikane e fluturimeve, American Airlines i ka ndërprerë të gjitha fluturimet, ka raportuar BBC-ja të martën. Ky vendim u mor “pas problemeve teknike”, ka njoftuar kompania, derisa tha se po bën përpjekje për t’i zgjidhur sa më parë.
Autoritetet amerikane të aviacionit thanë se pati ndalim ndërkombëtar nga kjo kompani.
Ndërprerje të fluturimeve nga American Airlines kishte pasur edhe në korrikun e këtij viti. 42.000 fluturime ishin vonuar e mbi 4.700 të tjera ishin anuluar.
-
Mijëra fluturime në SHBA anulohen për shkak të stuhisë së fortë
-
Anulohen mbi 1,400 fluturime në SHBA si pasojë e mbylljes së qeverisë
-
SHBA-ja përballet me ditën e dytë të ndërprerjeve të fluturimeve
-
Kaos në aeroportet amerikane, më shumë se 800 fluturime të anuluara
-
SHBA-ja do të reduktojë fluturimet në 40 aeroporte, paralajmëron sekretari i Transportit