Operacionet e fluturimeve në SHBA janë kthyer në normalitet, pas një defekti teknik që ndaloi udhëtimin ajror të mërkurën, thanë zyrtarët.
Hetimet e hershme nga Administrata Federale e Aviacionit (FAA) thonë se defekti ishte shkaktuar nga një "skedar i dëmtuar i bazës së të dhënave", raportoi BBC-ja të enjten.
Më shumë se 11,000 fluturime brenda dhe jashtë SHBA-së janë vonuar dhe të paktën 1,300 u anuluan.
"Ne nuk po shohim vonesa të pazakonta këtë mëngjes”, deklaroi FAA-ja.
Linjat ajrore të mëdha duke përfshirë Delta Airlines, United Airlines, American Airlines Group Inc dhe Southëest Airlines njoftuan se presin operime normale të enjten.
Faqja e gjurmimit të aviacionit FlightAware bëri të ditur se kishte 1,154 vonesa dhe 103 fluturime të anuluara të enjten, që është e ngjashme me ditët e tjera të fundit para ndalimit tokësor të së mërkurës.
Një zyrtar i lartë qeveritar tha se një skedar i korruptuar shkaktoi problemin, duke prekur si sistemin parësor ashtu edhe atë rezervë të sistemit FAA's Notice to Air Mission, ose NOTAM. Zyrtarët vazhdojnë të hetojnë këtë çështje, thanë ata.
Edhe
Anulohen mbi 1,400 fluturime në SHBA si pasojë e mbylljes së qeverisë
“Për momentin, nuk ka asnjë provë për një sulm kibernetik”, deklaroi FAA-ja.
Çështjet teknike shënuan herën e parë në gati dy dekada që shkaktuan ndalimin e fluturimeve nëpër SHBA.
Presidenti amerikan, Joe Biden ka bërë thirrje për një "hetim të plotë", tha të mërkurën sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë.