Ushtarët ukrainas, familja dhe qytetarët janë mbledhur në mot të ftohët në Kiev të dielën, për ta nderuar një ushtar që humbu jetën në luftimet kundër forcave ruse në Bakhmut, raporton agjencia AP.
Arkivoli i hapur është vendosur në Sheshin Pavarësia në Kiev për majorin Oleh Yurchenko, që u vra në Bakhmut më 2 janar.
Ushtarët u ulën në gjunjë për ta nderuar ushtarin.
Rreth 200 persona morën pjesë në ceremoninë mortore.
Yurchenko 45-vjeçar, ishte paraqitur vullnetar pasi nisi pushtimi rus në Ukrainë në shkurt të vitit të kaluar.
“Ai ishte ukrainasi më i mirë, një baba i sjellshëm, dhe person shumë përgjegjshëm”, ka thënë ushtari Yuryi Zhukovsky.
Artikuj të ngjashëm
-
Katër vjet luftë, Ukraina e lodhur por e vendosur
-
Të paktën 10 të vrarë nga sulmet e reja ruse në Kiev
-
Të paktën 17 të vrarë në sulmin masiv rus në Kiev
-
Të paktën 11 të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë, dëmtohet një katedrale shekullore në Kiev
-
Nëntë të vrarë nga një sulm rus në Ukrainë, përfshihet në flakë një katedrale historike në Kiev