Dhjetëra njerëz kanë dhuruar gjak në Kiev për ushtarët që janë në frontin e luftës.
Organizatat ukrainase kanë thënë se qëllimi i kësaj iniciative ishte që të grumbullohet sa më shumë gjak për trajtimin e civilëve dhe ushtarëve që plagosen në luftimet kundër forcave ruse.
Ani pse Ukraina nuk ka publikuar shifrat e sa ushtarë plagosen çdo ditë në frontin e luftës, ka nevojë të madhe për gjak me qëllim që të shpëtohen jetët e ushtarëve.
Më shumë se 250 persona ishin regjistruar për të dhuruar gjak të shtunën, por organizatat ka thënë se qindra të tjerë erdhën pa u regjistruar. Shumë prej tyre rregullisht kanë dhuruar gjak edhe para fillimit të luftës, por tani kanë thënë se gjaku është më i rëndësishëm se kurrë.
Të premten, udhëheqësi i mercenarëve “Wagner” ka kërcënuar Rusinë se do të tërhiqet nga qyteti i Bakhmutit nëse nuk furnizohet me armatim. Nëse kjo gjë, do të jetë një fitore e madhe e Ukrainës në luftën e saj kundër Rusisë.