Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia e Ukraina pretendojnë si ia vranë njëra-tjetrës qindra ushtarë në Bakhmut

Ukraina dhe Rusia kanë raportuar se i kanë shkaktuar humbje të mëdha njëra-tjetrës në betejën e Bakhmutit, derisa e njëjta është ende duke vazhduar.

Moska është përpjekur të marrë qytetin lindor të Ukrainës për muaj të tërë në një luftë shkatërrimtare.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se forcat ruse kishin pësuar më shumë se 1.100 vdekje në ditët e fundit dhe shumë të tjerë të plagosur rëndë.

Rusia tha se kishte vrarë më shumë se 220 pjesëtarë të shërbimit ukrainas gjatë 24 orëve të fundit.

Analistët thonë se qyteti Bakhmut ka pak vlera strategjike, por është bërë pikë qendrore për komandantët rusë që kanë luftuar për të dhënë ndonjë lajm pozitiv për Kremlinin.

Edhe Ukrainasit luftojnë me çdo çmim për qytetin Bakhmut Botë Ukrainasit luftojnë me çdo çmim për qytetin Bakhmut

Kapja e qytetit do ta afronte Rusinë pak më afër qëllimit të saj për të kontrolluar gjithë rajonin e Donetskut, një nga katër rajonet në Ukrainën lindore dhe jugore të aneksuar nga Rusia në shtatorin e kaluar pas referendumeve të dënuara gjerësisht jashtë Rusisë si një mashtrim.

“Në më pak se një javë, duke filluar nga 6 marsi, ne arritëm të vrisnim më shumë se 1,100 ushtarë të armikut vetëm në qytetin e Bakhmutit, humbje e pakthyeshme e Rusisë, pikërisht atje, afër Bakhmutit”, tha Zelensky në fjalimin e tij të natës me video.

Ai shtoi se 1500 ushtarë rusë u plagosën aq keq sa për t'i mbajtur ata jashtë veprimeve të mëtejshme.

Grupi mercenar Wagner është në qendër të sulmit rus mbi Bakhmut. Udhëheqësi i saj, Yevgeny Prigozhin, ka vënë në rrezik reputacionin e tij dhe atë të ushtrisë së tij private, për të kapur Bakhmutin.

Edhe Ukraina pretendon se i ka shkaktuar humbje të mëdha ushtrisë ruse Botë Ukraina pretendon se i ka shkaktuar humbje të mëdha ushtrisë ruse

Ai tha të dielën se situata në qytet ishte “e vështirë, shumë e vështirë, armiku po lufton për çdo metër”.

"Dhe sa më afër qendrës së qytetit, aq më të ashpra luftimet”, tha ai në një regjistrim zëri të publikuar në Telegram.