Kreu i grupit paraushtarak rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka deklaruar se më shumë se 20 mijë luftëtarë të grupit të tij kanë vdekur gjatë luftimeve në Bakhmut, raportoi të mërkurën “Associated Press”.
Ai ka thënë se rreth 20 për qind e të vrarëve janë të dënuar rusë që u rekrutuan për të luftuar në qytetin lindor të Ukrainës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShifrat e dhëna nga Prigozhini janë në kontrast të plotë me pretendimet e Moskës, e cila ka thënë se rreth gjashtë mijë trupa janë vrarë në këtë zonë.
“Synimi pushtues i Rusisë për çmilitarizimin e Ukrainës ka dështuar sepse ushtria ukrainase është bërë më e fortë me furnizimin me armë dhe stërvitjet nga aleatët e saj perëndimorë”, ka thënë shefi i Wagnerit.