Deklarimet e shefit të mercenarëve “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, se ushtarët rusë po ikin nga frontet e luftës, janë konfirmuar ditëve të fundit nga Ukraina.
Blogu ukrainas “Operativno_ZSU”, shkroi në Twitter se ikja e rusëve nga një zonë e Ukrainës bëri që të vriteshin 500 mercenarë të “Wagnerit”. Ukraina i konfirmoi trupat e vrara, derisa Prigozhini i ka vazhduar akuzat ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, se nuk po e mbështet “Wagnerin” në luftë.
Офіційно. Повідомлення Пригожина про втечу 72-ї окремої мотострілецької бригади зс рф з-під Бахмута та «500 трупів» росіян, які там залишились — відповідає дійсності.
— Оперативний ЗСУ (@operativno_ZSU) May 9, 2023
Третя штурмова бригада дякує за розголос успіху на фронті. Втім, додає деталей.
За дві доби атакувальних дій… pic.twitter.com/YWjihCgbxI
“Sot, një njësi e Ministrisë së Mbrojtjes është arratisur nga njëri krah, duke lënë një front të ekspozuar. Pse Rusia s’është në gjendje të mbrojë vendin e saj”, ka deklaruar të martën Prigozhin, derisa theksoi se Ukraina po kryen sulme me rezultate të mëdha ndaj caqeve ruse.
Ukraina ka zhvilluar një aksion masiv ditëve të fundit, duke lënë të vrarë qindra ushtarë, si të ushtrisë ruse ashtu edhe të mercenarëve “Wagner”.
Janë publikuar edhe disa pamje nga sulmet e kryera.
Parlamenti i Francës ka votuar të martën për ta përcaktuar grupin paraushtarak të Rusisë “Wagner” si entitet terrorist.
Edhe
Një vit nga kryengritja e “Wagnerit”, Kremlini kontrollon mercenarët e mbetur
Të gjithë ligjvënësit e pranishëm në Parlament, 331 në total, votuan në favor të rezolutës, e cila është jodetyruese.
Rezoluta i bën thirrje Bashkimit Evropian që të regjistrojë “Wagnerin” në listën e grupeve terroriste të BE-së.