Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar njërin nga komandantët e grupit mercenar “Wagner” që ta marrë përsipër njësitë vullnetare në Ukrainë. Deklarata e presidentit rus ka sinjalizuar se Kremlini dëshiron që të vazhdojë të përdorë mercenarët edhe pas vdekjes së dyshimtë të shefit të tyre Yevgeny Prigozhin.
Putini ka urdhëruar Andrei Troshev, i cili ishte njëri nga oficerët më të lartë të “Wagnerit” që të nisë me formimin e njësive vullnetarëve që do të mund të realizonin detyra të ndryshme në luftë, sidomos në operacione speciale”, term të cilin Kremlini e përdor për fushatën ushtarake në Ukrainë.
Në takim ishte edhe zëvendësministri i Mbrojtjes, shenjë se mercenarët e “Wagnerit” do të shërbejnë nën komandën e Ministrisë së Mbrojtjes.
Takimi është reflektim i dëshirës së Kremlinit që të kthejnë në frontin e luftës mercenarët e “Wagnerit”, pas kryengritjes që organizuan në qershor dhe rrëzimit të aeroplanit të Prigozhinit më 23 gusht. Troshev, ushtarak i pensionuar, kishte rol në grupin e mercenarëve që prej themelimit në vitin 2014. Ai është i sanksionuar nga BE-ja për rolin e tij në Siri.
-
Një vit nga kryengritja e “Wagnerit”, Kremlini kontrollon mercenarët e mbetur
-
Putin takohet me ish-komandantin e Wagnerit, i kërkon ndihmë për Ukrainën
-
Putini i urdhëron luftëtarët e Wagnerit të betohen për besnikëri ndaj shtetit rus
-
Wagneri po ia dorëzon armët e tij ushtrisë ruse
-
Putini ia ka ofruar grupit Wagner opsionin për të qëndruar si njësi e vetme