Me marrëveshjen të cilën e negocioi presidenti i Bjellorusisë, Vladimir Putini ka arritur të ndalë marshin e mercenarëve të prirë nga Yevgeny Prigozhin, i cili ka ikur në drejtim të Bjellorusisë, por rebelimi i mercenarëve ka shpërfaqur dobësitë e Kremlinit dhe ka lëkundur fort karrigen e Putinit
Komandanti i mercenarëve rebelë të shtunën ka urdhëruar trupat e tij që të ndalin marshin drejt Moskës dhe të ktheheshin në kampet e Ukrainës, në shenjë të qetësimit të krizës që ka sfiduar fort presidentin Vladimir Putin në më shumë se dy dekada në pushtet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMoska po bëhej gati që të priste forcat e grupit “Wagner”, ushtri private që udhëhiqet nga Yevgeny Prigozhin, e cila ka luftuar me forcat e rregullta ruse në Ukrainë. Autoritetet në Moskë krijuan postblloqe me automjete të blinduara dhe ushtria qëndronte në periferi të qytetit. Sheshi i Kuq ishte mbyllur.
Mirëpo, Prigozhin të shtunën në mbrëmje njoftoi se ka vendosur të tërhiqet për të shmangur “gjakderdhjen ruse”. Me mercenarët e tij ishte vetëm 200 kilometra larg Moskës. Ai nuk ka përmendur nëse Kremlini ka reaguar ndaj kërkesës së tij kryesore për të shkarkuar ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu, me të cilin ka probleme të kamotshme.
Tërheqja e mercenarëve të “Wagnerit” u bë vetëm pak minuta pas komunikatës nga zyra e presidentit të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, i cili ka thënë se kishte negociuar marrëveshjen me Prigozhinin pas diskutimeve që pati me Putinin. Prigozhini është pajtuar që të ndalte avancimin me kushtet për siguri të trupave të tij, ka njoftuar zyra e Lukashenkos.
Përplasja mes grupit të mercenarëve rusë “Wagner” me shtetin e Rusisë është moment vendimtar në luftën në Ukrainë dhe një prej sfidave ndaj pushtetit të Vladimir Putinit.
Lideri rus ka akuzuar shefin e mercenarëve, Yevgeny Prigozhin për tradhti, pasi ka nxitur rebelimin e armatosur dhe ka therur pas shpine shtetin e tij.