Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pushtetarët rusë çmendin shefin e Wagnerit, “ushtarët rusë u tërhoqën nga qyteti ukrainas”

Yevgeny Prigozhin, shefi i grupit Wagner të Rusisë, ka akuzuar njësitë ushtarake ruse për tërheqje 570 metra nga veriu i qytetit ukrainas të Bakhmutit, duke i lënë luftëtarët e tij të ekspozuar.

Forcat e Wagnerit kanë qenë në krye të sulmeve në Bakhmut, një nga betejat më të përgjakshme dhe të gjata të luftës, të cilën Moska e ka quajtur “operacion special ushtarak”.

Prigozhin, i cili vazhdimisht ka akuzuar top ushtarakët rusë se nuk po bëjnë sa duhet për të mbështetur burrat e tij, i ka kërkuar Ministrisë së Mbrojtjes të bëjë gjithçka që mundet për të mbrojtur grupin e tij në Bakhmut, pas asaj që ai pretendon se ishte tërheqje e trupave, raportoi Reuters. 

“Fatkeqësisht, njësi të Ministrisë së Mbrojtjes ruse janë tërhequr 570 metra nga veriu i Bakhmutit, duke ekspozuar trupat tanë”.