Raportet për një përparim ukrainas në vijën e parë të luftës janë mohuar nga Rusia, përkundër faktit që pretendime për një gjë të tillë janë është burime proruse.
Kreu i grupit mercenar rus “Wagner”, Jevgeni Prigozhin, akuzoi trupat e rregullta ruse për braktisjen e pozicioneve rreth zonës së Bakhmutit.
Derisa blogerët ushtarakë rusë kanë raportuar të enjten për përparime te forcave ukrainase në disa zona.
Por Kremlini ka mohuar se Ukraina ka bërë ndonjë përparim të rëndësishëm.
Në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, thuhet se “deklaratat individuale për një 'përparim' në disa pika në vijën e frontit nuk përputhen me realitetin”.
"Situata e përgjithshme në zonën e operacionit special ushtarak është nën kontroll", thuhet në këtë deklaratë, ku përdoret termi i Rusisë për pushtimin.
Instituti për Studimin e Luftës ndërkohë ka bërë të ditur se forcat ukrainase në lindje të Bakhmut kanë detyruar trupat ruse të ktheheshin në disa zona të frontit për rreth dy kilometra. / BBC