Shefi i grupit famëkeq Wagner ka thënë se Moska ka pranuar kërkesat e tij për më tepër armatim, pak ditë pasi që ai kërcënoi t’i tërhiqte luftëtarëat e tij nga Bakhmuti, raporton BBC.
Të enjten, Yevgeny Prigozhin sulmoi partnerët e tij rusë me një video të bërë përkrah dhjetëra trupave të pajetë të paraushtarakëve të Wagnerit.
Ai tha se luftëtarët e Wagnerit do të largohen nga Bakhmuti deri më 10 maj, nëse nuk i realizohen kërkesat.
Por, të dielën, Prigozhin tha se Moska është pajtuar të ofrojë furnizimet e nevojshme për t’u vazhduar luftimet në Bakhmut.
Kjo tërheqje e Prigozhinit nuk është di[ka e re. Edhe në të kaluarën ai kishte bërë kërcënime, por nuk i kishte realizuar ato.
Grupi paraushtarak rus Wagner është duke tentuar me muaj ta pushtojë Bakhmutin. Më herët është thënë se mbi 20 mijë pjesëtarë të këtij grupi kanë vdekur në Bakhmut që nga nëntori i vitit të kaluar.
Edhe
Rusia kërcënohet nga vetë grupi i saj i fuqishëm: Tërheqim trupat nga Ukraina
Prigozhin vazhdimisht ka kritikuar Moskën se nuk po ofron armatim të duhur.
Pushtimi rus i Ukrainës nisi më 24 shkurt të vitit të kaluar.