Lideri i Grupit Wagner të Rusisë ka kërcënuar me tërheqje të trupave të tij nga qyteti ukrainas, Bakhmut, për shkak të mosmarrëveshjeve për municion.
Deklarata e tij erdhi pasi postoi një video ku fliste në mesin e trupave të vdekur, duke u kërkuar zyrtarëve furnizime.
Rusia është përpjekur ta marrë qytetin prej muajsh, pavarësisht vlerës së vogël strategjike të tij, raportoi BBC.
“Ku është municioni? Ata erdhën këtu si vullnetarë dhe vdiqën për ju që ju të shëndosheni në zyrat tuaja”, ka thënë Yevgeny Prigoshin.
Javën e kaluar ai tha se luftëtarët e Wagnerit në Bakhmut ishin në furnizimet e fundit të plumbave dhe se kishin nevojë për mijëra municion.
Edhe
Luftëtarët e Wagnerit tërhiqen nga Bakhmuti
Nëse shkurtimet nuk plotësohen, atëherë mercenarët e tij do të detyrohet ose të tërhiqen, ose të mbesin dhe të vdesin aty, ka paralajmëruar ai.
Prigozhin shtoi se forcat e tij janë pajtuar të qëndrojnë në Bakhmut deri më 10 maj që t’i lejojnë Rusisë të shënojë festimet e Ditës së Fitores.