Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia intensifikon sulmet në lindje të Ukrainës

Forcat ruse kanë intensifikuar sulmet në lindje të Ukrainës në tentim për të marrë kontrolli tokësor në dy qytete kyçe, ka njoftuar të dielën Ushtria e Ukrainës, raporton agjencia “AP”.

Trupat ruse kanë nisur ofensivën për të fituar territor në Bakhmut, qytetin ku u zhvillua beteja më e përgjakshme që nga nisja e pushtimit rus, para se të binte në duart e rusëve në maj.

Trupat ukrainase rikthyen pjesë të Bakhmutit dhe kanë bërë avancime drejt perëndimit, veriut dhe jugut të qytetit që kur nisën kundërofensivën në verë.

“Në drejtim të Bakhmutit, rusët janë bërë më aktiv dhe po mundohen t’i rimarrin pozicionet e humbura. Sulmet e armikut janë neutralizuar”, ka shkruar gjenerali ukrainas Oleksandr Syrskyi në “Telegram”.