Më shumë se 20 mijë ushtarë rusë janë vrarë dhe më shumë se 80.000 janë plagosur për vetëm pesë muaj luftime në Ukrainë, një përshpejtim i humbjeve tashmë të rënda për Moskën, vlerësojnë zyrtarët e inteligjencës amerikane.
Shumica e trupave u vranë në një luftë brutale llogore për qytetin e vogël lindor të Bakhmutit, të cilin Rusia ka pretendua vazhdimisht se ishte në prag të pushtimit, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, kur bëri të ditur vlerësimin e ri të hënën, shkruan CNN.
“Përpjekja e Rusisë për një ofensivë në Donbas, kryesisht përmes Bakhmutit, ka dështuar… Rusia nuk ka qenë në gjendje të kapë ndonjë territor vërtet të rëndësishëm strategjik”, tha Kirby.
Humbjet janë një përshpejtim i viktimave ruse edhe nga ditët e para të përgjakshme të luftës dhe lënë në hije disa nga betejat më të përgjakshme aleate të Luftës së Dytë Botërore, shtoi Kirby. Kjo përfshin fushatën e Guadalcanal, ofensiva e parë e madhe e aleatëve kundër Japonisë, e cila gjithashtu zgjati pesë muaj.
-
SHBA: Mbi 20 mijë rusë janë vrarë në luftën në Ukrainë që nga dhjetori
-
Inteligjenca britanike thotë se gati 500 mijë ushtarë rusë janë vrarë në luftën në Ukrainë
-
Humbjet ruse në Ukrainë thyejnë çdo rekord pas Luftës II Botërore
-
Zelensky: Më shumë se 46,000 ushtarë ukrainas të vrarë nga pushtimi rus
-
Britania thotë se Rusia po humb 1 mijë ushtarë në ditë në luftën kundër Ukrainës