Gati 500 mijë ushtarë rusë janë vrarë që kur Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në vitin 2022, ka njoftuar agjencia më e madhe britanike te spiunazhit, transmeton “BBC”.
Shifrat u zbuluan nga drejtoresha e GCHQ-së, Anne Keast-Butler, në fjalimin e saj të parë publik, ndërsa ajo paraqiti kërcënimet me të cilat përballet Mbretëria e Bashkuar dhe masat që beson se duhen ndërmarrë për t’u përballur me to.
Shefja e spiunazhit paralajmëroi se Rusia "po synon pa pushim" infrastrukturën kritike në mbarë Mbretërinë e Bashkuar.
Ajo gjithashtu fajësoi Kremlinin për një varg komplotesh spiunazhi në territorin britanik dhe, së fundmi, për zhvillimin e një "lufte hibride" të padeklaruar kundër Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve të tjera të NATO-s.
Ndërsa si Kievi ashtu edhe Moska kanë publikuar rregullisht vlerësime për humbjet e palës tjetër, ato
kanë hezituar të japin detaje për humbjet e tyre.
Edhe
Humbjet ruse në Ukrainë thyejnë çdo rekord pas Luftës II Botërore
Megjithatë, në shkurt, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Ukraina kishte humbur 55 mijë ushtarë që nga viti 2022.
“BBC News Russian” ka numëruar humbjet ruse në luftë së bashku me median e pavarur Mediazona dhe një grup vullnetarësh që nga shkurti i vitit 2022. Një listë mbahet me emrat e individëve, vdekjet e të cilëve kemi mundur t’i konfirmojmë duke përdorur raportet zyrtare, gazetat, rrjetet sociale dhe memorialet e reja apo varret.
BBC deri tani ka mundur të konfirmojë emrat e 223,539 ushtarëve dhe oficerëve të vrarë duke luftuar në Ukrainë.
Besohet se numri real i të vdekurve është shumë më i lartë.
Duke folur nga Bletchley Park, vendi ku bëhej deshifrimi i kodeve gjatë Luftës së Dytë Botërore, Keast-Butler veçoi Rusinë për "shënjestrimin e infrastrukturës kritike, proceseve demokratike, zinxhirëve të furnizimit dhe besimit publik".
Edhe
Të paktën 10 të vrarë nga sulmet e reja ruse në Kiev
Kremlini i ka mohuar akuzat.
Keast-Butler paralajmëroi gjithashtu se Rusia dhe Kina po investojnë shumë në hapësirë, si për qëllime paqësore ashtu edhe ushtarake.