Ushtria ukrainase ka mbushur frigoriferët me trupat e ushtarëve të vrarë rusë me shpresën se gjatë javëve të fundit do të kthehen në Rusi. Një marrëveshje për kthimin e trupave ende nuk është arritur mes dy shteteve të armiqësuara.
Ushtria ukrainase ka përdorur frigoriferët e veçantë në Kiev. Ata kanë thënë se nuk ka pasur kontakte nga ana e Rusisë për dorëzimin e trupave të ushtarëve. Ushtria ukrainase ka thënë se heshtja ruse tregon se Moska është e gatshme t’i braktisë trupat e vdekur, ani pse autoritetet gjithmonë kanë kthyer të vdekurit e tyre.
Të premten, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka thënë se Rusia ka humbur më shumë se 27 mijë ushtarë qëkur nisi lufta në muajin shkurt. Në fund të muajit mars, Moska ka thënë se janë vrarë vetëm 1 mijë e 350 ushtarë.
-
Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë më shumë trupa të ushtarëve të vrarë
-
Ukraina pranon nga Rusia 1,245 trupa të ushtarëve të vrarë në luftë
-
Ukraina sjell në atdhe trupat e 1,212 ushtarëve të rënë në luftën me Rusinë
-
Rusia vazhdon ta akuzojë Ukrainën se po vonon lirimin e ushtarëve të vrarë
-
Zelensky: Më shumë se 46,000 ushtarë ukrainas të vrarë nga pushtimi rus