Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina pretendon për vdekjen e mbi 4300 ushtarë rusë gjatë luftimeve

Zv/ministrja e Mbrojtjes së Ukrainës ka njoftuar në një postim në Facebook, se që nga dita e enjte kur ka nisur pushtimi rus i Ukrainës afro 4300 ushtarë rusë kanë humbur jetën.

Hanna Maylar ka thënë se këto shifra janë gjatë tri ditëve të para të luftës, e nuk përfshihen të së dielës.

Sipas llogaritjeve të Ukrainës, pos 4300 ushtarë të vdekur rusë, janë shkatërruar edhe 27 aeroplanë ushtarakë, 26 helikopterë ushtarakë, 146 tanke, 706 autoblinda, e po ashtu dy dronë e dy anije, ndër të tjera.