Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbi 180 mijë rusë të vrarë e mijëra tanke të shkatërruara – çka po ndodh në Ukrainë

Autoritetet ukrainase i kanë përditësuar të dhënat e luftës me ushtrinë ruse.

Sipas një raporti të publikuar të mërkurën, 730 ushtarë të Rusisë janë vrarë në 24 orët e fundit, gjersa që nga nisja e agresionit janë regjistruar 180.050 të vrarë.

Sipas Ukrainës, trupave ruse iu janë shkatërruar 3.646 tanke, 7.043 automjete luftarake të këmbësorisë, 2.770 topa, 535 sisteme raketore.

Gjithashtu, Ukraina tha se janë shkatërruar 911 dronë që nga 24 shkurti i 2022-s, 307 avionë luftarakë, 293 helikopterë dhe 2.334 sisteme kundërajrore.

Rusia s’i ka publikuar të dhënat e zhvillimeve të luftës tash e sa kohë. Ajo që dihet zyrtarisht është që luftime të ashpra tash e disa javë po zhvillohen në qytetin Bakhmut, ku Ukraina tha se po prin me ofensivë.