Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina dhe Siria me aleancë të papritur ushtarake

Ukraina-Siria

Foto: Associated Press

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmad al-Sharaa, kanë rënë dakord për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, në një zhvillim që po cilësohet si aleancë e papritur ushtarake mes dy vendeve, raportoi të hënën “Euronews”.

Marrëveshja u arrit gjatë një vizite të Zelenskyt në Damask, vizita e tij e parë në Siri pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Assad në vitin 2024. 

Takimi ndodhi në një moment kur Ukraina po kërkon të zgjerojë partneritetet e saj të sigurisë në Lindjen e Mesme, në sfondin e luftës së vazhdueshme me Rusinë dhe tensioneve rajonale.

Sipas deklarimeve zyrtare, dy liderët diskutuan mënyrat për të përballuar pasojat e luftës, si dhe mundësitë për bashkëpunim më të ngushtë në siguri dhe mbrojtje. 

Zelensky ka theksuar se Ukraina është e gatshme të ndajë përvojën e saj, përfshirë ekspertizën në përdorimin e dronëve, në këmbim të forcimit të kapaciteteve mbrojtëse.

Edhe Zelensky thotë se kanë arritur marrëveshje “historike” me vendet e Gjirit Botë 3 muaj më parë Zelensky thotë se kanë arritur marrëveshje “historike” me vendet e Gjirit

“Do të punojmë që vendet dhe popujt tanë të bëhen më të fortë dhe ekonomitë tona të rriten”, ka deklaruar Zelensky, duke shtuar se Ukraina mbështet Sirinë në fazën e re pas ndryshimeve politike.

Ndërsa Al-Sharaa e cilësoi marrëveshjen si hap drejt forcimit të partneriteteve ndërkombëtare të Sirisë, duke theksuar se bashkëpunimi do të përfshijë edhe shkëmbimin e ekspertizës dhe zhvillimin ekonomik.