Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky thotë se kanë arritur marrëveshje “historike” me vendet e Gjirit

Volodymyr Zelensky

Foto: Associated Press

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë të hënën se janë arritur marrëveshje “historike” mes Ukrainës dhe vendeve të Gjirit gjatë vizitës së tij të fundit në rajon.

“Ramë dakord për bashkëpunim strategjik në fushën e teknologjisë ushtarake dhe në fusha të tjera. Po flasim për marrëveshje që do të zgjasin për dekada”, ka thënë Zelensky.

Udhëheqësi ukrainas ka vizituar shtetet arabe të Gjirit ndërsa Kievi vazhdon të ofrojë ekspertizën e tij në dronë për të ndihmuar qeveritë të përballojnë sulmet iraniane gjatë luftës në Lindjen e Mesme.

Zelensky ka thënë gjithashtu se ka diskutuar për përvojën e Ukrainës në përdorimin e dronëve detarë për të rihapur rrugët tregtare detare.

Sipas presidentit ukrainas, ai është i gatshëm të ndihmojë partnerët për të gjetur mënyra për hapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Edhe Zelensky thotë se 20 vende po kërkojnë marrëveshje dronësh me Ukrainën Botë 2 muaj më parë Zelensky thotë se 20 vende po kërkojnë marrëveshje dronësh me Ukrainën

“Ata e kuptojnë që Forcat tona të Armatosura kanë qenë shumë efektive në rihapjen e korridorit të Detit të Zi. Ne po ndajmë këto detaje. Sa i përket aspekteve të tjera që lidhen me Hormuzin, sipas mendimit tim, kjo po trajtohet nga Shtetet e Bashkuara. Ne, sigurisht, jemi gjithmonë të gatshëm të ndihmojmë partnerët tanë”, ka thënë Zelensky.

Zyrtarë të lartë në Kiev po kritikojnë kreun e gjigantit gjerman të mbrojtjes Rheinmetall, komentet e të cilit për teknologjinë ukrainase të dronëve dhe rolin e grave në luftën kundër Rusisë shkaktuan reagime të forta në rrjetet sociale.

Kryetari dhe drejtori ekzekutiv i Rheinmetall AG, Armin Papperger, e krahasoi zhvillimin e ekspertizës së avancuar të dronëve në Ukrainë me lojën “Lego” dhe tha se dronët po ndërtohen nga “shtëpiake ukrainase”.

“Ato kanë printerë 3D në kuzhinë dhe prodhojnë pjesë për dronë”, ka thënë Papperger në një intervistë për revistën The Atlantic të publikuar të premten. “Ky nuk është inovacion”.

Zelensky i ka përshkruar komentet e Papperger të hënën si “të çuditshme”.

“Nëse çdo shtëpiake ukrainase mund të prodhojë vërtet dronë, atëherë çdo shtëpiake ukrainase mund të jetë edhe CEO e Rheinmetall”, u ka thënë ai gazetarëve.

Edhe Ukraina dhe Siria me aleancë të papritur ushtarake Botë 3 muaj më parë Ukraina dhe Siria me aleancë të papritur ushtarake

“E përgëzoj kompleksin tonë industrial të mbrojtjes për arritjen e një niveli kaq të lartë”, ka shtuar Zelensky. 

Ukraina është shndërruar shpejt në një nga prodhuesit kryesorë në botë të dronëve modernë, të testuar në fushëbetejë, që janë të lirë dhe efektivë.