---
description: Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmad al-Sharaa, kanë rënë dakord për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sig
title: Ukraina dhe Siria me aleancë të papritur ushtarake
image: https://resources.koha.net/images/2026/April/06/8170ee91-39e7-4c36-b395-216e463e927b.webp?w=1200&r=fill&q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Ukraina dhe Siria me aleancë të papritur ushtarake

![Ukraina-Siria](https://resources.koha.net/images/2026/April/06/8170ee91-39e7-4c36-b395-216e463e927b.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Associated Press

- 6 prill 2026 11:36
- Shpërndaje në:

* 6 prill 2026 11:36
* Shpërndaje në:

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmad al-Sharaa, kanë rënë dakord për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, në një zhvillim që po cilësohet si aleancë e papritur ushtarake mes dy vendeve, raportoi të hënën “Euronews”.

Marrëveshja u arrit gjatë një vizite të Zelenskyt në Damask, vizita e tij e parë në Siri pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Assad në vitin 2024. 

Takimi ndodhi në një moment kur Ukraina po kërkon të zgjerojë partneritetet e saj të sigurisë në Lindjen e Mesme, në sfondin e luftës së vazhdueshme me Rusinë dhe tensioneve rajonale.

Sipas deklarimeve zyrtare, dy liderët diskutuan mënyrat për të përballuar pasojat e luftës, si dhe mundësitë për bashkëpunim më të ngushtë në siguri dhe mbrojtje. 

Zelensky ka theksuar se Ukraina është e gatshme të ndajë përvojën e saj, përfshirë ekspertizën në përdorimin e dronëve, në këmbim të forcimit të kapaciteteve mbrojtëse.

[Edhe ![Zelensky thotë se kanë arritur marrëveshje “historike” me vendet e Gjirit](https://resources.koha.net/images/2026/February/18/4d9f3f63-3b5b-4af3-a319-a946aa56ce14.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 30 mar 2026 Zelensky thotë se kanë arritur marrëveshje “historike” me vendet e Gjirit](https://www.koha.net/bote/zelensky-thote-se-kane-arritur-marreveshje-historike-me-vendet-e-gjirit)

“Do të punojmë që vendet dhe popujt tanë të bëhen më të fortë dhe ekonomitë tona të rriten”, ka deklaruar Zelensky, duke shtuar se Ukraina mbështet Sirinë në fazën e re pas ndryshimeve politike.

Ndërsa Al-Sharaa e cilësoi marrëveshjen si hap drejt forcimit të partneriteteve ndërkombëtare të Sirisë, duke theksuar se bashkëpunimi do të përfshijë edhe shkëmbimin e ekspertizës dhe zhvillimin ekonomik.

[#Ukraina](https://www.koha.net/tag/ukraina) [#siria](https://www.koha.net/tag/siria) [#aleance ushtarake](https://www.koha.net/tag/aleance-ushtarake) [#Volodymyr Zelensky](https://www.koha.net/tag/volodymyr-zelensky) [#Ahmad al-Sharaa](https://www.koha.net/tag/ahmad-al-sharaa)

Artikuj të ngjashëm

- [![Ukraina dhe Emiratet e Bashkuara Arabe arrijnë marrëveshje bashkëpunimi](https://resources.koha.net/images/2026/January/23/9a895c84-84f2-4446-85a1-d866f9af6d66.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 28 mar 2026 Ukraina dhe Emiratet e Bashkuara Arabe arrijnë marrëveshje bashkëpunimi](https://www.koha.net/bote/ukraina-dhe-emiratet-e-bashkuara-arabe-arrijne-marreveshje-bashkepunimi)
- [![Zelensky takon kreun e Emirateve të Bashkuara Arabe gjatë turneut në Gjirin Persik](https://resources.koha.net/images/2025/December/13/7de90298-3b03-4c22-9a33-522a981cb587.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 28 mar 2026 Zelensky takon kreun e Emirateve të Bashkuara Arabe gjatë turneut në Gjirin Persik](https://www.koha.net/bote/zelensky-takon-kreun-e-emirateve-te-bashkuara-arabe-gjate-turneut-ne-gjirin-persik)
- [![Zelensky: Trumpi i gatshëm t’i japë Ukrainës garanci sigurie](https://resources.koha.net/images/2025/September/23/3b340311-0a9a-48f0-ad30-697e54778624.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 23 sht 2025 Zelensky: Trumpi i gatshëm t’i japë Ukrainës garanci sigurie](https://www.koha.net/bote/zelensky-trumpi-i-gatshem-ti-jape-ukraines-garanci-sigurie)
- [![Zelensky kërkon përshpejtim të punës lidhur me garancitë e sigurisë për Ukrainën](https://resources.koha.net/images/2025/August/18/38ea2326-f420-420c-b758-d83f8e397d20.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 26 gus 2025 Zelensky kërkon përshpejtim të punës lidhur me garancitë e sigurisë për Ukrainën](https://www.koha.net/bote/zelensky-kerkon-pershpejtim-te-punes-lidhur-me-garancite-e-sigurise-per-ukrainen)

[Futboll.]() [Pa gol në Bundesligë për kohë të gjatë, në listë edhe lojtari i Kosovës](https://www.koha.net/futboll/pa-gol-ne-bundeslige-per-kohe-te-gjate-ne-liste-edhe-lojtari-i-kosoves)

[Arbëri.]() [LDK-ja e PDK-ja s’e fusin në rend dite propozimin e VV-së për anulimin e projektit “Ulpiana 2030”](https://www.koha.net/arberi/ldk-ja-e-pdk-ja-se-fusin-ne-rend-dite-propozimin-e-vv-se-per-anulimin-e-projektit-ulpiana-2030)

[Futboll.]() [Malisheva po e mposht Llapin në “Liman Gegaj”](https://www.koha.net/futboll/malisheva-po-e-mposht-llapin-ne-liman-gegaj)

[Sporte të tjera.]() [Lamtumira e motoçiklistit më të madh të të gjitha kohërave, Marc Marquez i jep fund karrierës](https://www.koha.net/sporte-te-tjera/lamtumira-e-motociklistit-me-te-madh-te-te-gjitha-koherave-marc-marquez-i-jep-fund-karrieres)

[Arbëri.]() [Bajqinovci kritikon takimin e KFOR-it me ushtarakë serbë në Prishtinë](https://www.koha.net/arberi/bajqinovci-kritikon-takimin-e-kfor-it-me-ushtarake-serbe-ne-prishtine)

[Botë.]() [OKB-ja paralajmëron përkeqësim të krizës së urisë në 16 rajone në botë](https://www.koha.net/bote/okb-ja-paralajmeron-perkeqesim-te-krizes-se-urise-ne-16-rajone-ne-bote)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Ukraina dhe Siria me aleancë të papritur ushtarake","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/ukraina-dhe-siria-me-aleance-te-papritur-ushtarake","datePublished":"2026-04-06T11:36:40+02:00","dateModified":"2026-07-11T12:35:06+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":254,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmad al-Sharaa, kanë rënë dakord për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sig","url":"https://www.koha.net/bote/ukraina-dhe-siria-me-aleance-te-papritur-ushtarake","keywords":"Ukraina, siria, aleance ushtarake, Volodymyr Zelensky, Ahmad al-Sharaa","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/April/06/8170ee91-39e7-4c36-b395-216e463e927b.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
