Botë

Zelensky: Trumpi i gatshëm t’i japë Ukrainës garanci sigurie

Volodymyr Zelensky

Foto: Associated Press

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duket i gatshëm që t’i ofrojë Ukrainës garanci të sigurisë pasi të mbarojë lufta. 

“Ne e kuptojmë që presidenti Trump është i gatshëm t’i japë Ukrainës garanci sigurie pasi të mbarojë lufta”, tha Zelensky për gazetarët pas takimit me Trumpin në ndërtesën e OKB-së në New York, transmeton “BBC”. 

I pyetur se si do të duken ato, ai ka thënë: “Nuk dua të gënjej, nuk kemi detaje specifike”. 

Duke përmendur mundësitë e mbrojtjes ajrore, dronëve dhe armëve, lideri i Ukrainës thotë se nëse vendit të tij i jepen këto garanci sigurie, atëherë presidenti rus Vladimir Putin do ta “humbte arsyen kryesore” për luftën e tij.