Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se i “urren” kundërshtarët e tij, gjatë një fjalimi para një mase të madhe njerëzish, që ishin mbledhur të dielën për të nderuar organizatorin e të rinjve të krahut të djathtë Charlie Kirk.
Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në ngjarjen në Arizona të dielën, teksa Trumpi ka mbajtur një fjalim pas deklaratave emocionuese të së vesë së Kirk, Erika Kirk, e cila ka thënë se e falë të dyshuarin për vrasjen e bashkëshortit të saj.
Në një moment, Trumpi ka përmendur se pak para se të vdiste, Kirk i kishte thënë një anëtari të stafit se nuk kishte frikë nga studentët që nuk ishin dakord me të.
“Nuk jam këtu për t’i luftuar ata – dua që ata t’i njohin dhe t’i duan”, ka cituar Trumpi të ketë thënë Kirk.
“Ai nuk i urrente kundërshtarët e tij, ai donte më të mirën për ta”, ka thënë Trump, përpara se të shtonte: “Këtu nuk isha dakord me Charlien. I urrej kundërshtarët e mi dhe nuk dua më të mirën për ta, më vjen keq”.
Charlie Kirk është vrarë më 10 shtator, gjatë një takimi me studentë në Utah.
-
E fal vrasësin e burrit tim, thotë e veja e Charlie Kirk
-
Trumpi e quan “moment të errët për Amerikën” vrasjen e aleatit të tij, Charlie Kirk
-
Prokuroria: Charlie Kirk u vra për shkak të pikëpamjeve anti-LGBT
-
E veja e Kirkut: Nuk do ta lejoj trashëgiminë e tij të vdesë
-
Trump: I dyshuari për vrasjen e Kirkut është arrestuar