Erika Kirk, e veja e konservatorit amerikan Charlie Kirk, i cili u vra më herët këtë javë, iu drejtua publikut pas ngjarjes tragjike.
Organizata konservatore “Turning Point USA”, e themeluar nga Kirku, e cilësoi fjalën e saj si adresim kombëtar. Erika premtoi se do ta çojë përpara misionin e tij, duke u bërë thirrje të rinjve t’i bashkohen organizatës dhe të ringjallin krishterimin.
Duke iu drejtuar “kriminelëve përgjegjës për vrasjen”, ajo ka thënë se nëse më parë kishin menduar se misioni i të shoqit ishte i fuqishëm, tani nuk e kanë idenë se çfarë kanë nxitur në mbarë Shtetet e Bashkuara dhe më gjerë.
“Ju nuk keni asnjë ide çfarë zjarri keni ndezur tek kjo grua. Britmat e kësaj të veje do të jehonin në mbarë botën si një thirrje beteje. Lëvizja që ndërtoi im shoq nuk do të vdesë”, deklaroi ajo, sipas The Guardian.
Kirku u vra më 10 shtator në Universitetin e Utahit, gjatë një ligjërate për studentët. Ai ishte një nga mbështetësit më të fuqishëm të presidentit amerikan Donald Trump. Trump e konsideronte Kirkun ndër figurat më të merituara për rizgjedhjen e tij si president.
I dyshuari për vrasjen është 22-vjeçari Tyler Robinson, i cili u arrestua dje.
-
Kërcënohet me jetë e veja e Charlie Kirk, Erika Kirk
-
E fal vrasësin e burrit tim, thotë e veja e Charlie Kirk
-
Vazhdon kërkimi për të dyshuarin për vrasjen e Charlie Kirk
-
Trumpi e quan “moment të errët për Amerikën” vrasjen e aleatit të tij, Charlie Kirk
-
Vdiq aktivisti konservator, Charlie Kirk pasi u qëllua në një tubim në SHBA