Charlie Kirk, një aktivist politik konservator dhe bashkëthemelues i “Turning Point USA”, është qëlluar për vdekje gjatë një aktiviteti në Universitetin Utah Valley.
Autori besohet se ka qëlluar një herë nga një çati aty pranë, sipas Departamentit të Sigurisë Publike të Utahut, i cili po udhëheq hetimin së bashku me FBI-në.
Kërkimi për të dyshuarin për vrasjen është ende duke u zhvilluar. Dy persona që konsideroheshin të dyshuar janë liruar më vonë, ka bërë të ditur departamenti.
Presidenti amerikan, Donald Trump e ka përshkruar vdekjen e Kirk si një "ditë të errët për Amerikën" dhe ka fajësuar retorikën nga "e majta radikale" për shkaktimin e dhunës politike.
Trumpi i ka dhënë meritën Kirk-ut për mobilizimin e votës së të rinjve për të.
Trumpi e quan “moment të errët për Amerikën” vrasjen e aleatit të tij, Charlie Kirk
Aktivisti konservator dhe aleati me ndikim i Trumpit, Charlie Kirk, ka vdekur pasi është qëlluar gjatë...-
Vdiq aktivisti konservator, Charlie Kirk pasi u qëllua në një tubim në SHBA
-
Aktivisti konservator, Charlie Kirk plagoset në një tubim në SHBA
-
Trump: I dyshuari për vrasjen e Kirkut është arrestuar
-
Vrasja e Charlie Kirkut - tragjedi kombëtare në një Amerikë të polarizuar
-
FBI-ja publikon foton e “personit me interes” lidhur me vrasjen e Kirkut