Botë

Trumpi e quan “moment të errët për Amerikën” vrasjen e aleatit të tij, Charlie Kirk

Donald Trump dhe Charlie Kirk

Donald Trump dhe Charlie Kirk

Foto: Associated Press

Aktivisti konservator dhe aleati me ndikim i Trumpit, Charlie Kirk, ka vdekur pasi është qëlluar gjatë një fjalimi në një kampus në Utah

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë përmes një videomesazhi se është "i mbushur me pikëllim dhe zemërim për vrasjen e tmerrshme", duke e quajtur atë një "moment të errët për Amerikën".

Video:

Dy persona që ishin arrestuar për rastin janë liruar më vonë.

Zyrtarët kanë thënë se ata nuk kishin lidhje me të shtënat. Ata besojnë se të shtënat kanë ardhur nga një çati.

Kampusi është i mbyllur dhe policë të armatosur rëndë po enden në zonë.

Kirk, i cili themeloi grupin konservator Turning Point USA në moshën 18 vjeçare, ishte i afërt me presidentin dhe familjen e tij.

Vazhdon kërkimi për të dyshuarin për vrasjen e Charlie Kirk

1 o. më parë / 11 sht 2025 09:24
Charlie Kirk

Photo: Associated Press

Charlie Kirk, një aktivist politik konservator dhe bashkëthemelues i “Turning Point USA”, është qëlluar për vdekje gjatë një aktiviteti në Universitetin Utah Valley.

Autori besohet se ka qëlluar një herë nga një çati aty pranë, sipas Departamentit të Sigurisë Publike të Utahut, i cili po udhëheq hetimin së bashku me FBI-në.

Kërkimi për të dyshuarin për vrasjen është ende duke u zhvilluar. Dy persona që konsideroheshin të dyshuar janë liruar më vonë, ka bërë të ditur departamenti.

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka përshkruar vdekjen e Kirk si një "ditë të errët për Amerikën" dhe ka fajësuar retorikën nga "e majta radikale" për shkaktimin e dhunës politike.

Trumpi i ka dhënë meritën Kirk-ut për mobilizimin e votës së të rinjve për të.