Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka shpallur të premten armëpushim treditor në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.
Duke nisur nga 9 maji deri më 11 maj, sipas Trumpit do të ketë ndalim të të gjitha aktiviteteve luftarake dhe shkëmbim prej 1000 të burgosurve nga secili shtet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me shpresën që të jetë fillimi i fundit të një lufte shumë të gjatë, vdekjeprurëse dhe të rëndë”, ka shtuar ai, duke cekur se ka pasur përparim të vazhdueshëm në bisedimet për t’i dhënë fund luftës.
Moska dhe Kievi e kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimeve në disa raste të mëhershme.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka konfirmuar njoftimin e Trumpit, ndërkaq Rusia s’ka komentuar ende.
Armëpushimi përkon me periudhën e përvjetorit të fitores së Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste. Paraprakisht, presidenti rus Vladimir Putin pati njoftuar për armëpushim më 8 dhe 9 maj për festimet për Ditën e Fitores, por Ukraina tha se vetë Rusia e ka shkelur armëpushimin e shpallur njëanshëm.