Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se është arritur një “armëpushim energjetik” mes Rusisë dhe Ukrainës, i cili hynë në fuqi “menjëherë”. Trump në postim në “Truth Social” ka thënë se të dyja palët janë dakorduar për këtë, transmeton “BBC”.
“Duke filluar menjëherë, ka një armëpushim energjetik në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës. Të dyja palët janë pajtuar. Mos e shkelni atë!” – ka shkruar Trump.
Rusia ende nuk ka komentuar, por faqja amerikane “Axios” raporton se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se njoftimi i Trumpit “është lajm për mua”.
“Por, nëse rusët pajtohen për armëpushim energjetik, atëherë Ukraina do të pajtohet”, tha Zelensky.
Por, një zyrtar i lartë i afërt me Zelenskyn ka raportuar për “Financial Times” se “askush s’ka dëgjuar për këtë armëpushim”.
Trumpi më herët kishte paralajmëruar Ukrainën që t’i ndalte sulmet ndaj rafinerive të natës në Rusi.
Si Rusia ashtu edhe Ukraina i na shtuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike, ndërsa lufta po hyn në vitin e pestë.
-
Trump: Është koha që Ukraina të ketë një president të ri
-
Trump: Ka ardhur koha që Ukraina ta zgjedhë një president të ri
-
Trumpi takon Zelenskyn, thotë se do të arrihet marrëveshje për fundin e luftës
-
Trumpi i kërkoi që të ndalonte sulmet ndaj naftës ruse, përgjigjet Zelensky
-
Trumpi: Flasim më rrallë me Putinin, dëshiron ta përfundojë shpejt luftën