Presidenti amerikan, Donald Trump i ka thënë New York Post se nuk ka "ndjenja të këqija" pasi Elon Musku e kritikoi publikisht "projektligjin e tij të madh dhe të bukur" dhe të dy patën një grindje javën e kaluar.
"Nuk kam ndjenja të këqija", ka thënë Trumpi. "Isha vërtet i befasuar që kjo ndodhi”, ka shtuar ai.
Trumpi kishte deklaruar se ishte "i zhgënjyer" me Muskun, por ka shtuar tani se "gjëra të tilla ndodhin" dhe se "nuk e fajëson atë për asgjë".
I pyetur nëse ai dhe Musk mund të pajtoheshin, Trumpi ka thënë se mendon që po.
Pavarësisht kësaj, ai ka lënë të kuptohet se nuk e ka prioritet tani këtë.
“Funksioni im i vetëm tani është ta kthej këtë vend në një nivel më të lartë se kurrë më parë. Dhe mendoj se mund ta bëjmë këtë”, është shprehur Trump.
Të mërkurën miliarderi Musk ka shkruar në X se ishte i penduar për disa nga postimet e tij lidhur me Trumpin duke thënë se “kishte shkuar shumë larg”.