Presidenti amerikan, Donald Trump i ka kërkuar Gjykatës Supreme të SHBA-së të përmbysë një vendim të gjykatës më të ulët që vendosi se shumë nga tarifat e tij gjithëpërfshirëse janë të paligjshme.
Në një kërkesë të paraqitur të mërkurën vonë, administrata eTrumpit u ka kërkuar gjyqtarëve të ndërhyjnë shpejt për të përcaktuar se presidenti ka fuqinë për të vendosur taksa të tilla importi mbi vendet e huaja, raporton BBC.
Një Gjykatë Apeli e SHBA-së për Qarkun Federal, javën e kaluar ka vendosur me votim 7-4 se tarifat që Trumpi ka sjellë përmes një akti të fuqive ekonomike emergjente nuk ishin brenda mandatit të presidentit dhe se vendosja e taksave ishte "një fuqi thelbësore e Kongresit".
Çështja mund të përmbysë agjendën ekonomike dhe të politikës së jashtme të Trumpit dhe të detyrojë SHBA-në të rimbursojë miliarda në tarifa.
Trumpi i kishte justifikuar tarifat sipas Aktit Ndërkombëtar të Fuqive Ekonomike të Emergjencës (IEEPA), i cili i jep presidentit fuqinë për të vepruar kundër kërcënimeve "të pazakonta dhe të jashtëzakonshme".
Edhe
Rikthehen tarifat e Trumpit
Në prill, Trumpi shpalli një emergjencë ekonomike, duke argumentuar se një çekuilibër tregtar kishte dëmtuar prodhimin vendas dhe ishte i dëmshëm për sigurinë kombëtare.
Ndërsa gjykata e apelit vendosi kundër presidentit.