Presidenti francez Emmanuel Macron tha të shtunën se vendimi i Gjykatës Supreme të SHBA-së mbi tarifat tregtare të presidentit amerikan, Donald Trump, tregon se është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit dhe sundimit të ligjit në demokraci.
"Nuk është keq të kesh një Gjykatë Supreme dhe, për rrjedhojë, sundim të ligjit", tha ai kur u pyet në lidhje me vendimin e së premtes nga Gjykata Supreme e SHBA-së se tarifat e vendosura nga Trumpi sipas një ligji për emergjencë ekonomike ishin të paligjshme, raportoi Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Është mirë të kesh pushtet dhe kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci", tha Macron.
Ai shtoi se Franca do të shqyrtojë pasojat e tarifës së re globale prej 10% të Trumpit. Ai ka shtuar se Franca dëshiron të vazhdojë të eksportojë produktet e saj, duke përfshirë mallrat bujqësore, luksoze, të modës dhe aeronautikës.
Macro tha se nevojitet gjakftohtësi dhe se rregulli më i drejtë është "reciprociteti" dhe jo "t'u nënshtrohesh vendimeve të njëanshme".