Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se mund të përdorë tarifat në një mënyrë “shumë më të fuqishme dhe më të bezdisshme”, ndërsa Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian thanë se po kërkojnë qartësi urgjente mbi marrëveshjet tregtare me SHBA-në të arritura verën e kaluar.
Trumpi ka kërcënuar të përshkallëzojë luftën e tij globale të tarifave të hënën, pas vendimit të javës së kaluar nga Gjykata Supreme e SHBA-së, e cila konstatoi se ai kishte tejkaluar kompetencat ligjore për vendosjen e masave të tij.
“Gjykata ka miratuar gjithashtu të gjitha tarifat e tjera, të cilat janë të shumta, dhe ato mund të përdoren në një mënyrë shumë më të fuqishme dhe më të bezdisshme, me siguri ligjore, sesa tarifat siç u përdorën fillimisht”, ka shkruar Trumpi të hënën në Truth Social.
Vendimi në Gjykatën Supreme është miratuar me rezultat 6–3.
Negociatori kryesor tregtar i SHBA-së, Jamieson Greer, ka thënë gjatë fundjavës se marrëveshjet tashmë të arritura “mbeten në fuqi”.
Megjithatë, konfuzioni mbizotëron mes bizneseve në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Bashkimin Evropian.
-
BE-ja thotë se s'do të pranojë asnjë rritje të tarifave të SHBA-së pas vendimit të Supremes
-
Trumpi i jep BE-së ultimatum për miratimin e marrëveshjes tregtare me SHBA-në
-
Trumpi rrit tarifat për automjetet nga BE-ja
-
Trumpi përgjigjet me rritje të tarifave botërore
-
Nuk tërhiqet Trumpi, zotohet për tarifë të re