Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sulmohet me thikë një person në Pejë, i dyshuari në kërkim policor

Policia e Kosovës

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një sulmi me thikë që ka ndodhur mëngjesin e 24 nëntorit në rrugën “Vrana Konti” në Pejë.

Sipas raportit të Policisë, viktima, ka deklaruar se një person i panjohur kishte dalë nga një veturë dhe e kishte sulmuar fizikisht me thikë, për t'u larguar më pas në drejtim të panjohur.

Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në repartin e kirurgjisë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa i dyshuari ende nuk është arrestuar dhe ndodhet në kërkim policor.

Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë” dhe mbetet nën hetime.