Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sulmohet një doganier në Podujevë, i dyshuari ikën nga vendi i ngjarjes

policia

Foto: Driton Paçarada

Një doganier është sulmuar të martën në Podujevë nga një peron që po e drejtonte mjetin i cili ishte ndaluar me qëllim të kontrollimit për mall kontrabandë. 

I dyshuari thuhet se e ka goditur doganierin me dorë dhe ka ikur me automjet nga vendi i ngjarjes. 
Rasti është cilësuar si sulm ndaj personit zyrtar. 

“Është raportuar se ekipi i Doganës së Kosovës në kryerje të detyrës zyrtare, kanë ndalur automjetin me qëllim të kontrollimit për mall kontrabandë, i dyshuari mashkull kosovar, me automjet në ikje ka goditur në dorë viktimën mashkull kosovar-doganier dhe ka arritur të largohet në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.