Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nisur fjalimin e tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, duke kritikuar ashpër Evropën.
Para një salle të mbushur plot me zyrtarë evropianë, Trumpi ka thënë se pjesë të kontinentit të tyre "as nuk njihen".
"Mund të debatojmë për këtë, por nuk ka debat. Miqtë kthehen nga vende të ndryshme, nuk dua të ofendoj askënd dhe thonë: 'Nuk e njoh'", ka deklaruar Trump.
"Dhe kjo nuk është në një mënyrë pozitive. Kjo është në një mënyrë shumë negative”, ka shtuar ai.
Ishte një mesazh i ashpër nga një president që tashmë i ka futur lidhjet SHBA-Evropë në territor krize me ambiciet e tij për aneksimin e Grenlandës.
Edhe
Trumpi mbërrin në Zvicër, e pret një diplomaci e tensionuar për Grenlandën
Trumpi ka thënë se politikat e imigracionit dhe politika ekonomike e Evropës kishin çuar në pasoja katastrofike, krahasuar me atë që ai e quajti një "mrekulli ekonomike" në Shtetet e Bashkuara.
"E dua Evropën dhe dua ta shoh Evropën të shkojë mirë, por nuk po shkon në drejtimin e duhur", ka thënë ai, duke përmendur "shpenzimet qeveritare në rritje, migrimin masiv të pakontrolluar dhe importet e pafundme të huaja".
Trumpi kërkon negociata për ta blerë Grenlandën, përjashton mundësinë e përdorimit të forcës
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka përjashtuar përdorimin e forcës për ta marrë nën...-
Trumpi do t’i drejtohet sot me një fjalim Forumit Ekonomik Botëror
-
AP: Trumpi u flet liderëve botërorë në OKB, por audienca e tij janë votuesit amerikanë
-
Trumpi bën kërcënimin më serioz ndonjëherë ndaj Evropës për shkak të Kanadasë
-
Trumpi pretendon se Putini dhe Zelensky duan t’i japin fund luftës në Ukrainë