Presidenti amerikan, Donald Trump, pritet të mbajë një fjalim para Forumit Ekonomik Botëror, që po mbahet në Davos të Zvicrës, të enjten rreth orës 16:00.
Ky do të jetë fjalimi i tij i parë i madh për liderët e biznesit dhe politikës globale në mandatin e tij të dytë, raporton BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi do t’i drejtohet tubimit nga distanca, duke mbajtur një fjalim dhe më pas duke marrë pjesë në një diskutim.
Ditët e para të kthimit të Trumpit në Uashington kanë mbizotëruar tashmë bisedat në fshatin zviceran këtë javë, teksa emri i tij përmendet gjithandej.
Raportohet se shefat ekzekutivë nga industria bankare dhe e naftës do të kenë mundësinë t'i bëjnë pyetje Trumpit gjatë diskutimit.