Presidenti i ardhshëm amerikan, Donald Trump ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë për t'i dhënë fund konfliktit atje.
“Zelensky dhe Ukraina do të donin të bënin një marrëveshje dhe të ndalonin çmendurinë. Duhet të ketë një armëpushim të menjëhershëm dhe negociatat duhet të fillojnë," tha ai.
Në një postim në rrjetin “Truth Social”, Trump i bëri thirrje presidentit rus, Vladimir Putin që të veprojë me vendosmëri për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.
"Unë e njoh mirë Vladimirin. Është koha e tij për të vepruar. Kina mund të ndihmojë. Bota po pret!", ka thënë ai.
Sipas Trumpit, lufta në Ukrainë e ka dobësuar edhe Rusinë edhe Iranin.
-
Zelensky do të duhet të bëjë marrëveshje për fundin e luftës, thotë Trumpi
-
Trumpi pas njoftimit të Putinit: Potencialisht ditë e madhe për Rusinë dhe Ukrainën
-
Trumpi: Flasim më rrallë me Putinin, dëshiron ta përfundojë shpejt luftën
-
Trump: Rusia të arrijë marrëveshje për t’i dhënë fund luftës
-
Pas Putinit edhe Trumpi thotë se lufta në Ukrainë është afër përfundimit